18:19 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019

Turqia: Po tregohet kujdes të mos dëmtohen civilët dhe infrastruktura

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi nisjen e operacionit “Burimi i Paqes” nga ana e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane kundër organizatave kurde PKK/YPG dhe DEASH në veri të Sirisë.

Ndërkohë Ministria turke e Mbrojtjes ka dalur me një deklaratë ku shkruan: “Po tregohet kujdes të mos dëmtohen civilët, strukturat historike, kulturore dhe fetare dhe infrastruktura gjatë operacionit antiterrorist. Sikurse në dy operacionet e mëparshme, edhe në operacionin “Burimi i Paqes” shënjestër janë vetëm terroristët.”

“Me operacionin “Burimi i Paqes” do ta mënjanojmë kërcënimin terrorist ndaj vendit tonë. Në saje të zonës së sigurt që do ta formojmë, do të mundësojmë kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Do ta ruajmë integritetin territorial të Sirisë, do ta shpëtojmë popullatën e rajonit nga kthetrat e terrorit”, ka thënë Erdogan.

Erdoğan u uroi suksese ushtarëve turq që marrin pjesë në këtë operacion.

“Allahu qoftë me ju dhe ju ndihmoftë”, ka thënë Erdoğan. /IndeksOnline/