09:06 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / AR

Turqia raporton mbi 8,100 raste të reja me koronavirus

Turqia të hënën raportoi 8.104 raste të koronavirusit, duke përfshirë 623 pacientë simptomatikë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Indeksonline.

Numri i rasteve totale të Covid-19 në Turqi kaloi 2.64 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë vendin arriti në 28,138, me 78 viktima gjatë ditës së kaluar.

Rreth 5,690 pacientë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rikuperimeve në mbi 2.52 milionë.

Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër Covid-19 duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor, raporton yenisafak.

Që kur u shfaq për herë të parë në dhjetor 2019, pandemia ka marrë më shumë se 2.46 milionë jetë në 192 vende dhe rajone.

SHBA, India dhe Brazili mbeten vendet më të goditura për sa i përket rasteve./Indeksonline/