17:52 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Turqia rrëzon 2 aeroplanë luftarakë sirianë, 8 helikopterë dhe 100 tanke

Turqia ka filluar një sulm ushtarak kundër regjimit sirian të mbështetur nga Moska, pas një sulmi ajror që vrau 34 ushtarë të saj.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar e quajti operacionin “Mburoja e Pranverës” dhe tha që Ankaraja kishte shkatërruar dy aeroplanët e regjimit Asad, tetë helikopterë, 100 tanke dhe gjashtë sisteme të mbrojtjes ajrore në sulme që nga 27 shkurt, transmeton Indeksonline.

Tensionet midis Ankarasë dhe Damaskut u rritën edhe më shumë të enjten pasi regjimi i Asad synoi ushtarët turq në Veriun e Sirisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha që vendi kishte ‘hapur dyert e tij’ të premten, duke bërë që rreth 76,000 migrantë të shkonin për në kufijtë e saj me BE-në.

Një takim i NATO-s u thirr gjithashtu pas sulmit./Indeksonline