23:49 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Turqia tërhiqet nga NATO-ja

Erdogan ka urdhëruar që menjëherë të tërheqë të gjitha trupat turke nga ushtrimi i organizuar i NATO-s në Norvegji, me arsyetimin se në një dokument të përgatitur për ushtrimin, emri i Ataturkut ishte në “listën e armiqve”, transmeton Indeksonline.

NATO, megjithatë, nuk konfirmoi se kishte ndonjë problem gjatë ushtrimit në Norvegji. Për disa kohë, për arsye të ndryshme ka tensione në NATO dhe në mënyrë bilaterale në marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, ndërsa Ankaraja po i afrohet gjithherë e më shumë Moskës me të cilën bashkëpunon në luftën në Siri.

Norvegjia sot shprehur keqardhje për incidentin që ka ofenduar Turqinë gjatë ushtrimit ushtarak të forcave të NATO-s në tokën e saj.

“Më vjen keq për incidentin që ndodhi gjatë ushtrimit të NATO-s në qendër të Stavanger”, i tha AFP-ministri norvegjez i Mbrojtjes Frank Piqem-Jensen.

Para tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi falje Turqisë pas incidentit gjatë një ushtrimi ushtarak në Norvegji.

“Kërkoj falje për incidentin që është rezultat i punës së një individi dhe nuk pasqyron pikëpamjet e NATO-s”, tha Stoltenberg në një deklaratë me shkrim./Indeksonline/