11:25 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Turqia vendos në karantinë pelegrinët e kthyer nga Umrah

Qindra myslimanë që po kthehen në Turqi nga pelegrinazhi Umrah në Arabinë Saudite po vendosen në karantinë në konviktet e studentëve, si pjesë e masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit,

362 persona kanë kryer kontrollat shëndetësore sapo kanë arritur në aeroportin e Konyas.

Më vonë, ata janë vendosur në konviktet e studentëve në kampusin e Universitetit Selcuk në provincën Konya ku do të qëndrojnë për 14 ditë.

Më 27 shkurt, Arabia Saudite e ka ndaluar hyrjen e të gjitha atyre që kanë dashur ta kryejnë Umrah – për shkak të koronavirusit.

Umrah është një pelegrinazh vullnetar – më i vogël se Haxhi – për në Mekë dhe Medinë të cilin myslimanët mund ta kryejnë në cilën do kohë gjatë vitit.

Të dielën, Turqia ka raportuar se numri i vdekjeve prej koronavirusit është rritur nga 73 në 574, derisa numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 27,000.