11:03 / E Martë, 16 Mars 2021 / A. M.

Turqit në takim me Kurtin dhe Osmanin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Vjosa Osmani, po vazhdojnë edhe sot takimet me subjektet politike.

Deputetët e ardhshëm të minoriteve jo serbe janë duke një takim konsultativ me dy pretendentët për kryeministër dhe president të shtetit.

Fikrim Damka është i pari nga minoritetet që po përfaqëson Partinë Turke të Kosovës.

Ndryshe, Kurti dhe Osmani zhvilluan takime me PDK-në dhe AAK-në.

Ndërsa, pritet që të premten një takim i tillë të zhvillohet edhe me LDK-në e Lumir Abdixhikut.  /Indeksonline/