20:57 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tusk: BE dhe SHBA janë miqtë më të mirë

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha sot se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miqtë më të mirë dhe se ai që pretendon të jetë e kundërta ‘po përhap lajme të rreme’.

Ai tha këtë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili BE-në e quajti “armikun” e SHBA kur është fjala për tregtinë.