07:05 / E Mërkurë, 18 Mars 2020

Twitter krijon emojin e koronavirusit për larjen e duarve

Twitter ka krijuar një emoji të re të larjes së duarve për të ndihmuar në luftimin e mikrobeve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Emoji është mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetit, dhe tregon se si media sociale po bëhet një mjet për të trajtuar shpërthimin, raporton “The Sun”.

Përdoruesit e Twitter mund të shkarkojnë emoji duke përdorur cilindo nga katër hashtags.

Ata janë: #handwashing, #SafeHands, #HandWashChallenge dhe #WashYourHands.

Dr Tedros Adhanom Ghebrevesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, vlerësoi emoji ndërsa ndau një video të vetë duke larë duart.

Punonjësi i Google Brett Vergara ka postuar në Twitter: “A është kjo një emoji pastrimi apo një gjigant që luan me re … është e vështirë për tu thënë”.

Mos i humb