16:48 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Twitter pëson rënie drastike kurse Facebook po rritet

Twitter dhe Facebook janë nga rrjetet sociale nga më të përdorura. Rivaliteti mes tyre ekziston që moti.

Gjatë ditë së sotme u raportua se Twitter ka pësuar një rënie drastike të përdoruesve në tre muajt e fundit, transmeton Indeksonline.

Në tre muajt, Twitter ka humbur nëntë milionë përdorues që është më shumë se asnjëherë në histori të tyre.

Nga 335 milion përdorues mujor sa kishte tashmë ka 325 milionë përdorues. Kurse rivali i tyre Facebook në tre mujorin e fundit ka shtuar 38 milionë përdorues mujor./Indeksonline/