15:59 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Tyga ia huq, dështon me pamjen e re

Reperi i njohur amerikan, Tyga i cili shpeshherë është komplimentuar për stilin dhe ‘look’-in,  kësaj radhe ka dështuar.

Gjatë ditës së sotme ai është paraqitur me flok të gjata, që nuk i shkonin fare. Ai mori kritika të shumëta nga fansat e tij për këtë ndryshim.

Reperi ka qenë aktiv me projekte muzikore gjatë muajve të fundit. Muajin e kaluar, ai publikoi projektin ‘Girls Have Fun’ i cili ka marrë mbi 30 milionë klikime.

Po ashtu verën e kaluar bëri ‘boom’ me projektin ‘Taste’ që ka 612 milionë shikime. Pas një pauze që kishte, reperi duket se është rikthyer me projekte dhe hite të shumta./Indeksonline/