14:59 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tyrbja në Prizren cak i hajdutëve

Policia e Kosovës nga Rajoni i Prizrenit ka raportuar për një incident të klasifikuar si kriminal në raportin 24 orësh.  Bëhet fjalë për rastin ‘Vjdhje e Rëndë në Tentativë’, i cili ka ndodhur në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit, raporton Indeksonline.

Viktima mashkull ka raportuar se një person i panjohur ka thyer një tyrbe. Ky incident i qëllimshëm u bë me qëllim vjedhje, ndërsa ka rezultuar i pasuksesshëm.

Sipas policisë nuk është vjedhur asgjë, vetëm se është thyer dera e hyrjes. Rasti është nën hetime./Indeksonline/.