Tyson Fury e jep lajmin e shumëpritur
Tyson Fury është pastruar nga paneli anti-doping i Britanisë së Madhe për të rifilluar karrierën e tij, shkruan indeksonline.
Ish kampioni botëror i peshave të rënda nuk ka luftuar që kur ai e mposhti Wladimir Klitschko dy vjet më parë.
Fury u suspendua përkohësisht në verën e vitit 2016 pas lajmit se ai kishte dështuar në një test të drogës nëntë muaj para se të mundte Klitschko.
Ai tani do të përgatitët për rikthim, ku mendohet se mund ta shohim në ring gjatë muajit prill ose maj. /IndeksOnline/