22:12 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tyson Fury tregohet shumë i madh, dhuron të gjithë fitimin për nevojtarë

Tyson Fury për pak sa nuk u bë kampion bote në kategorinë WBC mëngjesin e sotëm pas barazimit me pikë kundër Doentay Wilder.

Por, pavarësisht se nuk arriti një fitore në ring , ai pa dyshim mund të konsiderohet se ka dalë nga lufta si një fitues në çdo kuptim tjetër.

Pasi kaloi shumë probleme me depresion, keqtrajtim si dhe ndikim nga alkooli dhe drogërat, “Mbreti Cigan” ka vendosur të tregohet më i madh se që duket në të vërtetë.

Fitimi që pritet të marr nga meçi me Wilder, që llogaritet të jetë rreth 10 milionë dollar, thuhet se ai ka ndërmend të shpenzojë të gjithë në ndihmë për të varfërve dhe të pastrehëve.

“Do t’ia jap të varfërve dhe do të ndërtoj shtëpi për të pastrehët”.

“Unë nuk kam shumë nevojë për to, nuk jam i interesuar të bëhem milioner apo miliarder. Unë jam një boksier jo një biznesmen dhe ndoshta do të shkoj në të njëjtën rrugë si çdo boksier tjetër – fundi i gjithçkaje”

“Ju nuk mund ta merrni me vete, kështu që unë mund të bëj diçka me to dhe të ndihmoj njerëzit që nuk mund të ndihmojnë vetveten”.

Tyson Fury dhe Doentay Wilder pritet të vendosin një datë të re kur do të rikthehen për t’i “qëruar” hesapet pas barazimit që nuk nxori fitues. /IndeksOnline/