17:17 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tyson Fury e merr në krah Sefer Seferin, çfarë paraqitje qesharake në matjet zyrtare (Video)

Janë rivalë dhe nesër do të ndeshen në ring, ndërkohë gjatë peshimit zyrtar të ditës së sotme kanë dhuruar spektakël, në ndryshim nga shumica e përballjeve të tjera.

Edhe pse mes shumë boksierëve të tjerë ka tension një ditë para duelit e kundërta ka ndodhur mes Tyson Fury dhe boksierit shqiptar Sefer Seferi.

Diferenca e peshës mes dy boksierëve ishte mjaft e madhe. Fury peshonte 131 kilogramë, ndërsa Seferi 96 kilogramë.

Tyson Fury për të dhuruar spektakël dhe për të treguar edhe avantazhin e tij, Fury në një moment e merr në krahë boksierin shqiptar.

Ndoshta kjo ndodhi edhe se Fury, ish-kampioni i botës, e mendon se të fituar këtë duel ende pa u futur në ring.

Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë ditën e nesërme, nëse do të ketë ndonjë surprizë nga ana e Seferit.