09:53 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sefer Seferi synon ta ”nxjerrë hakun” e vëllaut ndaj Firat Arlan

Boksieri shqiptar, Sefer Seferi do t’i kthehet ringut më 17 nëntor.

Seferi do të përballet me ish-kampionin e peshave të mesme, Firat Arlan.

Përballja do të zhvillohet në ”EWS Arena Göppingen”, në arenën ku vëllau i Seferit, Nuriu, u mposhtë pikërisht nga Arslan në shtator të vitit 2016, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people and text

”Familja jonë ende ka punë për të kryer me Firat. Dhe unë dua ta mbaroj këtë tani”, tha Sefer Seferi.

Ndërsa, para kësaj përballje, Firat e ka lavdëruar boksierin shqiptar.

”Seferi është me të vërtetë njeri i mirë. Do ta përgatis veten për këtë përballje të madhe më 16 nëntor”, tha ai./IndeksOnline/