22:30 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tyson Fury konfirmon lëndimin e tij gjatë stërvitjeve, ndeshja kundër Wilderit në dyshim ?

Tyson Fury ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të tij para përballjes me Deontay Wilderin.

Mirëpo sipas tij me shumë gjasë ky lëndim nuk do të ndikojë në ndeshjen e tij me Wilderin, transmeton Indeksonline.

Fatkeqësisht i lëndova të dy këmbët, në kampin e stërvitjes. Por nuk do të ndikojë tek unë në luftë sepse kjo ishte në fillim të trajnimit. Ishte një aksident i panevojshëm, por gjërat ndodhin‘, është deklaruar luftëtari.

Po ashtu Fury ka treguar që është duke e përshtatur stilin e tij për ndeshjen e së dielës./Indeksonline/.