14:31 / E Premte, 12 Gusht 2022 / A. M.

Tyson Fury konfirmon pensionimin nga boksi në ditëlindjen e 34-të

Tyson Fury ka njoftuar tërheqjen e tij nga boksi, pavarësisht se ka zbuluar planet për t’u rikthyer në ring vetëm katër ditë më parë.

The Gypsy King ka luhatur brenda dhe jashtë pensionimit që ai njoftoi fillimisht pas fitores së tij mahnitëse me nokaut ndaj rivalit britanik Dillian Whyte në prill.

Lajmin për pensionimin e dha vet ai përmes rrjeteve sociale, transmeton IndeksOnline

“Falënderim i madh për të gjithë që ishin pjesë e karrierës sime përgjatë viteve dhe pas bisedave të gjata dhe të vështira kam vendosur përfundimisht të pensionohem dhe në ditëlindjen e 34-të të them udhëtim të mbarë”, shkroi Fury në profilin e tij në Twitter./IndeksOnline/