11:41 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tyson Fury: Mbreti u kthye!

Tyson Fury ka mposhtur Deontay Wilderin dhe është shpallur kampion në WBC.

Fury zhvilloi një nga meçet më të mira në karrierën e tij – duke vazhduar kështu në 31 ballafaqime pa humbje – kurse Wilder u njoftua me humbjen për herë të parë.

Tash, Tyson Fury bëri edhe reagimin e parë në rrjetet sociale.

“Mbreti u kthye” – shkroi shkurtazi Fury.

Një meç mes Joshuas dhe Furyt tani është shumë lehtë i realizueshëm, madje thuhet që brenda vitit 2020./Indeksonline/