15:17 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Tyson Fury në super formë, shfaq shpejtësinë e goditjeve

Boksieri britanik, Tyson Fury është duke u stërvitur në Las Vegas me Billy Joe Saunders dhe Canelo Alvarez.

Fury ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke u stërvitur, shkruan IndeksOnline

Ai po tregon shpejtësi të jashtëzakonshme të goditjeve.

Fury është duke u bërë gati për meçin e shekullit, që me shumë gjasa do të zhvillohet këtë vit, kundër Anthony Joshua./IndeksOnline/