23:30 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / AR

U zgjodh kryeministër në BB, Luizi kujton Thaçin: “Mu kujtua kur Hashimi e shpalli Kosovën të pavarur’

Mbrëmjen e sotme, Luiz Ejlli është zgjedhur kryeministër i qeverisë së krijuar brenda “BBVA”. Ai u betua para banorëve, duke thënë se e shpall shtëpinë “të pavarur dhe demokratike”.

Fjalët e tij ishin të njëjta me ato të ish-presidentit Hashim Thaçi, kur e kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Luizi tha se ato fjalë iu kujtuan dhe kujtoi emocionin që ka pasur në vitin 2008 (ditën kur u shpall pavarësia në Kosovë).

“Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpalli Big Brother të pavarur dhe demokratik. Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Emocion ka qenë… Prandaj e thash. Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë.. Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tha Luiz Ejlli.