09:18 / E Enjte, 13 Maj 2021 / B O

U acarua me zëvendësimin, Conte tërbohet me sjelljen e Martinez: Trego respekt fenomen ka***, pusho aty

Sulmuesi argjentinas kishte hyrë në minutën e 35-të të pjesës së parë në vend të Sanchez të dëmtuar, por performanca e tij – shumë sipërfaqësore – e zhgënjeu trajnerin i cili e zëvendësoi në minutën e 77-të.

Shkëndija në stol midis Antonio Contes dhe Lautaro Martinez: pavarësisht se Interi tani është kampion, sulmuesi dëshironte të linte firmën e tij në përballjen kundër Romës.

Sulmuesi argjentinas kishte hyrë në minutën e 35-të të pjesës së parë në vend të Sanchez të dëmtuar, por performanca e tij – shumë sipërfaqësore – e zhgënjeu trajnerin i cili e zëvendësoi në minutën e 77-të.

Atje tensioni i përgjithshëm shpërtheu, sepse Lautaro nxehet dhe shkelmon një shishe e cila pothuajse godet mbrojtësin e Interit, De Vrij, ndërsa Conte as nuk e shikon në fytyrë, të paktën fillimisht. Pas pak, megjithatë, qortimi i ashpër i Conte nuk vonon.Sepse trajneri, siç shkruan Sky Sport, është shumë i irrituar:

“Trego respekt, me kë e ke? Kurrë më këto reagime, fenomen… “, i tha Conte Martinez në një mënyrë të fortë dhe të drejtpërdrejtë. Dhe Lautaro shkoi të ulej në stol, por Conte vazhdoi, Pusho aty, more vesh fenomen i ka***.