09:36 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / k.v

U aksidentua para dy jave, vdes në QKUK

Një person, i cili ishte duke u shëruar në QKUK si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur, më 16 nëntor të këtij viti në Komoran, ka vdekur të dielën, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se për vdekjen është njoftuar me kohë prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/