18:42 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

U akuzua për modelin e jetës së shtrenjtë, dorëhiqet numri dy i qeverisë franceze

Numri dy i qeverisë franceze, François de Rugy, i gjendur për ballë një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë, një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron.

Kjo dorëheqje i hap rrugën një periudhe boshllëku në këtë Ministri, 11 muaj pas dorëheqjes së paraardhësit të tij mediatik dhe popullor, Nicolas Hulot, i cili ishte larguar duke kritikuar mosveprimin e qeverisë në këtë sektor. 

Në moshën 45 vjeçare, Rugy, ish-anëtar i Partisë Ekologjike që bëri aleancë me presidentin, Macron, ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në seri nga faqja informative në internet “Mediapart”