23:51 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

U arrestua nga policia derisa po xhironte klipin, rrëfehet këngëtarja shqiptare

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati njihet për muzikën që sjellë për publikun, e që vazhdimisht pritet mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.

Derisa ajo ka qenë duke e xhiruar klipin e këngës “A don si kjo”, ajo tregoi se si policia e kishte arrestuar dhe e kishte dërguar në stacion ku e kanë mbajtur gati 5 orë.

Kjo për faktin se veshja e saj ishte mjaft e çuditshme dhe ata kanë dyshuar në këngëtaren derisa kanë zbuluar se ishte vetëm një videoklip.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”: ka thënë Ronela. /Indeksonline/