23:02 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

U bë sensacion brenda javës, Don Xhoni publikon “Freestyle” të ri

Një reperi i ri nga Drenica u kthye në sensacion javën e kaluar me “Freestyle” duke u klikuar e dëgjuar teje mase në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Don Xhonin e cila përveç që arriti mbi 100 mijë ndjekës në Instagram ai u përkrah edhe nga reperët e njohur si Lyrical Son, shkruan Indeksonline.

Por, tashëm reperi i ri ka ardhur me diçka të re, ai në Instagram ka publikuar “Freestylen” e ri, ndërsa që menjëherë mori përkrahjen e fansave të tij.

Përndryshe, Don Xhon ka paralajmëruar se është duke punuar në shumë këngë të reja.