U bë si gazetar, futbollisti anglez e befason bashkëlojtarin e tij në konferencë për media
Atmosfera në kampin e Kombëtares së Anglisë është mjaft e relaksuar para çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Norvegjisë, teksa mbrojtësi Djed Spence vendosi të bëjë një shaka gjatë konferencës për shtyp.
Futbollisti 25-vjeçar i Tottenhamit u maskua si gazetar dhe ndërpreu konferencën e mesfushorit Morgan Rogers për ta pyetur rreth një debati që po zhvillohet brenda ekipit: kush është lojtari më i shpejtë i Anglisë?!, shkruan Indeksonline
“Ka pasur shumë spekulime javët e fundit se kush është më i shpejti në ekip. A është e vërtetë që ‘gjyshi’ Spence është më i shpejti?”, pyeti me humor mbrojtësi anglez.
Rogers, i befasuar nga prania e shokut të skuadrës, shpërtheu në të qeshura para se t’i përgjigjej.
“Nuk do të vija bast kundër teje në një garë. Megjithatë, ka disa që pretendojnë se mund të të mposhtin. Anthony Gordon është një prej tyre, ndaj do të doja ta shihja atë garë. Atëherë do ta kuptojmë se kush është më i shpejti. Por, sinqerisht, nuk do të vija bast kundër teje”, u shpreh mesfushori i Aston Villës.
‘Trainee reporter’ Djed Spence asks Morgan Rogers who he thinks is the fastest in the England squad… 🤣 pic.twitter.com/N97bYitQja— Sky Sports Football (@SkyFootball) July 8, 2026
Kujtojmë që Anglia siguroi çerekfinalen pasi mposhti 3:2 Meksikën./Indeksonline/

