75 Mall Live Search
12:43 / E Martë, 14 Prill 2026 / G T

U bë viral me shishen e Arsenalit, tifozi tregon historinë se si erdhi te ky moment!

Një moment interesant ndodhi në ndeshjen mes Chelseat dhe Manchester Cityt, pasi një tifoz u kap nga kamerat me një shishe uji me logon e Arsenalit në duar..

Protagonisti i kësaj situate, Tal Rehman, ka reaguar pas viralizimit të videos, duke treguar historinë interesante pas këtij momenti, shkruan Indeksonline

“Nuk e prisja të bëhesha viral. Kam marrë mbi 900 mesazhe. Jam mbajtës i abonimit sezonal për mbi 30 vjet dhe madje e kam quajtur djalin tim Yaya”, u shpreh ai.

Ai sqaroi gjithashtu se si kishte përfunduar me shishen e Arsenalit:
“E mora shishen vitin e kaluar nga fizioterapistët e Arsenalit. Ne ulemi pranë ekipit mysafir në stadiumin e Cityt. Djali im tha se kishte etje, kështu që thjesht pyeta nëse kishte mundësi për një shishe ujë. Ata na dhanë një dhe ne e mbajtëm”.

Pamjet u bënë virale për shkak të ironisë, pasi një tifoz i Manchester Cityt u pa me një produkt të një klubi rival si Arsenali. Megjithatë, siç shpjegon vetë Rehman, gjithçka ishte thjesht një rastësi dhe një kujtim i mbetur nga një moment i zakonshëm në stadium.

Kujtojmë se vikendin e ardhshëm, Manchester City e pret në “Etihad” Arsenalin dhe mund të jetë ndeshje që vulos titullin kampion në Premier League./Indeksonline/