10:38 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

U betua për Vit të Ri se do të dobësohej, video që e dëshmon është mbresëlënëse

Ishte mërzitur me trupin e tij, peshën e kishte rreth 108 kile dhe nuk kishte besim te vetja. Atëherë, natën e Vitit të Ri, 25-vjecari anglez Billy Richards vendosi të dobësohej në mënyrë drastike, dhe të filmonte të gjithë procesin.

Skena është po e njëjta, ai duke vrapuar me trupin e zbuluar për të dalluar më mirë diferencën.

Video fillon me 1 janar dhe përfundon me 1 gusht, me 20 kile më pak dhe një trup që nga obez është shndërruar në një tjetër krejt normal.

“Ka ndryshuar gjithçka, jo vetëm trupi por edhe humori im është përmirësuar ndjeshëm. Më parë kur isha në stres haja gjëra aspak të shëndetshme, sot nuk ia kam nevojën ”, thotë tani Billy.