15:58 / E Martë, 27 Shtator 2022 / B O

U dëmtua ndaj Gjermanisë, ylli anglez rrezikon Botërorin

Në supersifdën përballë Gjermanisë dhe Anglisë, ishe radha e Man City-t për të marrë një lajm negativ, pasi titullari John Stones la fushën e lojës si i dëmtuar në minutën e 37-të.

Anglezi u rikthye titullar, pasi në përballjen ndaj Italisë mungoi dhe në minutat që ai pati në dispozicion zhvilloi një ndeshje të mirë, së bashku me Eric Dier dhe Harry Maguire, në repartin e prapavijës.

Super Sport shkruan se 28-vjeçari pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë dhe rrezikon të humbasë Botërorin e Katarit. Stones së shpejti do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Një lajm i keq për kampionët e Anglisë, pasi në fundjavë do të kenë një përballje shumë të rëndësishme me rivalët e Man. United. Stones ka luajtur 551 minuta për City-n në të gjitha kompeticionet këtë sezon. 28-vejçari është i dyti me më shumë minuta nga qendërmbrojtësit pas Ruben Dias.