U dënua gabimisht për një vrasje, dëmshpërblehet me vlerën marramendëse …
Ryan Ferguson, një burrë i cili kaloi pothuajse 10 vjet në burg për një vrasje që nuk e kishte kryer, ka fituar një shpërblim prej 38 milionë dollarësh pas shfuqizimit të dënimit të tij të gabuar. Historia e tij është një shembull tragjik i dështimit të sistemit të drejtësisë penale dhe gjithashtu një mesazh për nevojën e rishikimit të rasteve të dënimeve të padrejta në Columbia, Missouri.
Në nëntor të vitit 2001, Kent Heitholt, një redaktor sportiv në gazetën “Columbia Daily Tribune”, u gjet i vdekur nga rrahja dhe mbytja në parkingun e ndërtesës së gazetës. Ky krim mbeti pa zgjidhje për dy vjet, derisa Charles Erickson, një mik i Ryan Ferguson, tha se kishte qenë në atë zonë atë natë, duke festuar, por nuk mbante mend asgjë lidhur me ngjarjen. Erickson, duke pasur dyshime për mundësinë që të ishte përfshirë në vrasje, më vonë pranoi se e kishte kryer atë dhe e akuzoi gjithashtu Fergusonin.
Pavarësisht se Erickson nuk mbante mend ngjarjen dhe kishte pasur dyshime mbi kujtesën e tij, ai mori një marrëveshje gjyqësore për të dëshmuar kundër Fergusonit, i cili u dënua për vrasje dhe grabitje dhe u dënua me 40 vjet burg. Ai apeloi dënimin e tij 11 herë, por çdo përpjekje për të provuar pafajësinë e tij dështoi. Në vitin 2009, një avokat i ri pranoni të merrej me rastin e tij dhe pas një hetimi të mëtejshëm, u zbulua se disa dëshmitarë kishin treguar se ata ishin detyruar nga policia dhe prokurorët për të dëshmuar gabimisht.
Në vitin 2013, një gjykatës vendosi se Ferguson nuk kishte pasur një proces të drejtë dhe e shfuqizoi dënimin e tij. Erickson, më vonë, pranoi se kishte gënjyer kur tha se Ferguson ishte përfshirë në vrasje. Ai u lirohet nga burgu në janar të vitit 2023. Pas lirimit, Ferguson ngriti një padi kundër qytetit të Columbia, policisë dhe prokurorëve për dënimin e tij të padrejtë.
Ai fillimisht mori një shpërblim prej 11 milionë dollarësh nga një marrëveshje, por kompania e sigurimeve “Traveler’s Insurance” refuzoi të paguante shumën e duhur. Pas një procesi gjyqësor, gjykata e detyroi kompaninë të paguante 2.9 milionë dollarë, duke shtuar gjithashtu 35 milionë dollarë si dëmshpërblim, për një total prej 38 milionë dollarësh.
Ky rast ka ngjallur diskutime të gjera rreth nevojës për reforma në sistemin e drejtësisë penale dhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të individëve në raste të dënimeve të gabuara. Avokatja Kathleen Zellner tha se ky vendim ka një ndikim të rëndësishëm për rastet e ngjashme në të gjithë vendin, duke i dërguar një mesazh të qartë për siguruesit dhe autoritetet që abuzojnë me sistemin.