15:26 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

U dënua me 2 vjet burgim pasi e quajti masakrën e Reçakut trillim – Ja sa ka shpenzuar Todosjeviq nga taksa e shtetit

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosjevic, i shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj pasi i quajti shqiptarët terroristë e masakrat në Kosovë të trilluara, ka tejkaluar shumën e ndarë për reprezentacion, në të paktën katër muaj.

Në bazë të dokumeve publike në këtë ministri aty shihet që ish-ministri Todosjevicnë ka shpenzuar 8 mijë e 471 euro.

Kjo ministri ka sqaruar se për periudhën shkurt-mars nuk ka të dhëna ende pasi që thonë se faturat nuk janë dërguar në Divizionin për Buxhet dhe Financa dhe rrjedhimisht ato as nuk janë paguar, shkruan Insajderi.

Image result for Ivan Todosijevic

MAPL mbi 6 mijë euro udhëtime zyrtare

Udhëtime zyrtare jashtë vendit, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, meditje, akomodim, bileta aeroplani, taxi, sigurim shëndetësor, viza, ish-ministri i MAPL-së Ivan Todosjevic dhe dy zëvendësministrat kanë shpenzuar 6 mijë e 579 euro. Vetëm ministri Todosjevic ka harxhuar 4 mijë e 358 euro.