13:32 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

U dënua me arrest shtëpiak, reagon gazetari për vendimin ndaj Fjolla Morinës: Është skandaloze, po të vijë me tank, do e lini të kalonte

Pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për dhënien e dënimit arrest shtëpie për këngetaren Fiolla Morina, ka reaguar ashpër gazetari shqiptar, Sokol Bregu.

I ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites” për të komentuar mbi ngjarjen ai e cilësoi procesin si një teatër, teksa nënvizoi se ta tolerosh për hir të fëmijës nuk ndodh në asnjë vend të botës.

“Nuk ndodh askund! A e di ti që në në Shqipëri kemi pasur femra që e kanë kaluar burgun me foshnja brenda në burg? Jo më ta kesh në moshë të mitur. Po ç’është kjo? Po mirë, po nesër po të vijë me antitank ajo të kalojë kufirin, çfarë do themi? Është Fjolla Morina dhe ta lëmë të kalojë? Kush është? Është pjesë e Beatlesit që sollën një revolucion të madh në botë? Kush është? Është 2Pac Shakur që solli një revolucion akoma më të madh në botë. Kush është dhe çfarë përfaqëson?” u shpreh i nervozuar gazetari.

Bregu vijoi duke e quajtur ligj me dy standarde mënyrën sesi drejtësia u soll me këngëtaren Fjolla Morina.

“Unë nuk dua t’ia di fare se çfarë thotë Fjolla Morina. Unë di që ka dy pistoleta me 23 fishekë dhe 23 fishekë mund të kryejnë 23 qitje dhe 23 qitje mund të shkaktojnë shumë viktima. I kishte për lodër, i kishte për të xhiruar një videoklip, i kishte për t’ia dhënë dikujt tjetër apo e harroi në çantë se e kishte të një miku kjo është tjetër gjë. Ah sikur të arrestohemi të gjithë dhe të krijojmë alibira të tilla dhe të na vijë keq si shoqëri se është një mik i vdekur dhe të la ty një armë, një drogë. Atëhere ku shkojmë? Një ligj me dy standarde!”, përfundoi gazetari Bregu.