12:56 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / Blerim

U dënua që s’mbajti maskë sa ishte vetëm në veturë, shfuqizohet vendimi

Drejtuesi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, ishte gjobitur në fund të muajit tetorit nga Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës.

Kodra ishte vetem në veturë, ndërsa u gjobit që nuk respektoi masat antiCOVID.

Sot përmes një postimi në Facebook, Kodra ka njoftuar se një komision brenda Policisë së Kosovës ia ka hequr dënimin.

Një komision brenda Policisë së Kosovës ka aprovuar KUNDËRSHTIMIN tim ndaj dënimit për mosvendosje të maskës në veturë. Kjo për arsye se kam qenë vetëm në veturë dhe nuk kam pasur obligim mbajtjen e maskës! Ashtu siç e kam cekur edhe në postimin e mëhershëm … Nuk mund të ketë kundërvajtje nëse nuk rrezikohet objekti i mbrojtur juridik, në këtë rast njeriu. Veç ta dimë ku jemi!”, ka shkruar Kodra.