09:00 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

U dha shkollë lojtarëve të Real Madridit, Kante mbrëmë u largua nga stadiumi me Mini-Cooper

Skuadra e Chelseat mbrëmë u kualifikua në finalen e madhe të Stambollit në UEFA Champions League pasi eliminoi Real Madridin në ‘Stamford Bridge’ duke e mposhtur 2 me 0.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte francezi, N’Golo Kante – i cili bëri një paraqitje fantastike, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes, fituesi i Kupës së Botës u largua nga stadiumi me Mini-Cooperin e tij të famshëm, të cilin e ka që disa vite, madje edhe të dëmtuar paksa.

Një djalë elegant dhe pa komplekse. Kante vazhdon t’i befasoj të gjithë adhuruesit e futbollit, si me paraqitje në fushë, ashtu edhe me stilin e tij modest.

Kujtojmë që Chelsea në finalen e 29 majit do të luaj kundër rivalit anglez, Manchester City./IndeksOnline/