11:25 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

U duk pa grim, por dukeshës së re të Britanisë kaq i kushtoi rregullimi (Foto)

Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle mori të shtunën vëmendjen mediatike anëmbanë botës.


Dukja e dukeshës së re të Britanisë u komentua jashtëzakonisht shumë, madje ajo u bë edhe ‘mollë sherri’ për një konflikt virtual që ndodhi dje në mes Arbana Xharrës dhe make up artistes kosovare Sellma.


Edhe pse mori lëvdata, për paraqitjen e saj, veçmas grimin dhe flokët, kjo dukje nuk i kushtoi edhe pak asaj.

Sipas revistës VOGUE flokët dhe grimi dukeshës së re i kushtuan 18. 431 dollarë./Indeksonline/