12:27 / E Enjte, 13 Maj 2021 / C E

U ekzekutua në atentatin mafioz në Shkup, biznesmeni shqiptar pak kohë më parë kishte humbur dhe të vëllain

43-vjeçari shqiptar Kamer Idrizi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz në Butel të Shkupit mbrëmjen e djeshme, mësohet se pak kohë më parë ka humbur dhe të vëllain.

Përmes një statusi prekës në rrjete sociale të bërë në vitin 2020, 43-vjeçari përkujtonte të vëllain e ndjerë në përvjetorin e lindjes së tij.

 “Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes”, shkruan mes të tjerash 43-vjeçari.

Postimi i plotë:

Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.

Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.

Kujtojmë se 43-vjeçari u qëllua ditën e djeshme me më shumë se 80 plumba teksa po udhëtonte në një makinë bashkë me nipin e tij 22-vjeçar i cili mbeti i plagosur rëndë dhe tashmë ndodhet në rrezik për jetën.