10:25 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Eliminohet nga “Champions”, por Ajaxi po ecën për mrekulli në ligë

Ajaxi ishte befasia e vitit të kaluar, duke prekur gjysmëfinalen në Champions Leagues dhe në sekondat e fundit u eliminua nga Tottenhami, ku ishin me një këmbë në finale.

Megjithatë, këtë vit ata nuk arritën t’i kalonin grupet, duke përfunduar në vendin e tretë dhe tashti do të garojnë në Evropa Ligë, shkruan Indeksonline.

Por, ekipi holandez që gjatë verës mbeti pa yjet e sezonit të kaluar po ecën për mrekulli.

Ajaxi pas 16 xhirove ka 13 fitore 2 barazime dhe një humbje, duke grumbulluar plot 41 pikë. Ajo çfarë është tjetër pozitive është që ka shënuar më së shumti gola në ligat më të forta evropiane, gjithsej 52./Indeksonline/