09:00 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / AR

U fotografua në momente intime me Rita Orën dhe aktoren e njohur, flet regjisori 45-vjeçar: Çdo gjë harrohet…

Fotot e Rita Orës, regjisorit, Taika Waititi dhe aktores Tessa Thompson, teksa putheshin dhe përqafoheshin me njëri-tjetrin, bënë xhiron e rrjetit pak javë më parë.

Kritikat për Taikan për shkak të këtyre imazheve kanë qenë të shumta edhe nga ana e bashkëpunëtorëve të tij, që janë drejtuesit e “Marvel”, shkruan “Daily Mail”.

“Ky nuk është imazhi që ata dëshirojnë të përcjellin në lidhje me një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha”,- tha një person i brendshëm, i cili tha edhe se drejtorët e “Marvel” mendojnë se Taika ka kaluar të gjithë kufijtë me këto veprime.

Regjisori ka reaguar për herë të parë në lidhje me këto imazhe, por nuk është shprehur aspak i penduar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sydney Morning Herald”, Taika tha:

“Mendoj se në botën e internetit çdo gjë harrohet shumë shpejt. Gjithashtu, a është ndonjë çështje madhore? Jo, nuk është. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është në rregull”.

Megjithatë, ai nuk e pranoi romancën me Rita Orën.