08:58 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

U frikësua për “vdekje”, kur pa pitonin 2 metra në tualetin e saj

Gjithmonë para se të uleni në tualet duhet të shikoni mirë , kjo pasi që një gruas nga Australia i ndodhi një ngjarje e tmerrshme teksa hyri në banjon e saj kur pa gjarprin e gjatë 2 metra të llojit piton, raporton Daily Mail, përcjell IndeksOnline.

Ndërsa një punonjës  që ishte shfaqur për të ndihmuar australianen tha se ajo ishte e tmerruar për “vdekje” nga gjarpër dhe se kaloi ca kohë ta qetësonte, derisa tashmë kishte siguruar pitonin.

Gjarpërinjtë e gjetur në banjë nuk janë aq të zakonshëm, mirëpo lagështia e ditëve të fundit ka bërë që ata të shfaqen edhe brenda ambienteve të shtëpisë.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje të pitonit në banjo.