16:29 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

U fundos në Norvegji në 1989, nëndetësja bërthamore ruse lëshon rrezatim radioaktiv

Norvegjia ka zbuluar një rrezatim bërthamor 800 mijë herë më të lartë se niveli normal në një nëndetëse ruse të fundosur në detin e saj në vitin 1989.

Një mostër shfaqi rrjedhje të ceziumit radioaktiv nga një tub ventilimi në mjetin lundrues të quajtur Komsomolets. Studiuesit, të cilët kryen për herë të parë një ekspeditë në afërsi të nëndetëses, theksuan se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi uji arktik e dobëson shpejt rrezatimin.

Elise Heldal, lidere e ekspeditës, shprehet: “Ne do të ndjekim nga afër gjendjen e vrimave të ventilimit. Ky është sigurisht një nivel më i lartë nga ai që masim zakonisht në det, por ajo që kemi zbuluar nuk është alarmuese”.

Nëndetësja u fundos në prill të vitit 1989, pasi një zjarr ra në bord duke vrarë 42 pjesëtarët e ekuipazhit. Ajo tani pushon në një thellësi prej 1700 metrash në fund të Detit Norvegjez në afërsi të Arktikut.

Që prej fundosjes, Norvegjia dhe Rusia kanë monitoruar vazhdimisht rrezatimin në këtë zonë, shpeshherë edhe në ekspedita të përbashkëta.