10:51 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

U futën në fushë sa ishte duke u zhvilluar ndeshja, si tentuan tifozët mitrovicas t’i bënin presion KB Yllit

Skuadra e Trepçës arriti fitore historike mbrëmë ndaj Golden Eagle Yllit, pasi në ndeshjen e pestë të finaleve mposhti mysafirët me rezultatin 67-66.

Në minutat e fundit të ndeshjes, shihet një presion i jashtëzakonshëm dhe jo i rregullt që u bë nga tifozët vendas në sallën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Indeksonline

Kur basketbollistët e Yllit kshin topin, disa tifozë u futën edhe në fushë derisa ndeshja ishte duke u zhvilluar.

Gjyqtarët nuk e ndalen lojën dhe nuk u ndërmorr asnjë masë nga policia apo sigurimi i ndeshjes.

Momenti i dytë ishte kur basketbollisti i Yllit, JR Verge gjuajti një treshe dhe shënoi, por një tifoz që po qëndronte nër-kosh bënte sikur po e gjuan me “fshisën” e parketit.

As në këtë rast gjyqtari nuk e ndërpreu ndeshjen edhe pse në rregullore shkruan që futja e tifozëve në fushë dhe pengesa e lojtarëve duhet të sanksionohet.

Kujtojmë që Trepça e fitoi titullin e Superligës pas një kohe tejet të gjatë./Indeksonline/