23:50 / E Diele, 26 Maj 2024 / FR

U gërmua një vilë e kohës romake, ambasadori gjerman dhe ai francez shkojnë në Klinë

Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde bashkë me atë të Francës, Olivier Guerot kanë vizituar një lokacion në Klinë ku është gërmuar një vilë romake.

Rohde ka shkruar në platformën “X”, të dielën, për rëndësinë e arkeologjisë.

Ai ka thënë se në këtë drejtim Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante.

“Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante, por edhe shumë vende arkeologjike që ende nuk janë zbuluar dhe ruajtur. Kam pasur kënaqësinë të vizitoj një lokacion afër Klinës ku është gërmuar një vilë romake. Vizitë e shkëlqyer me Olivier Guerot. Faleminderit Elvis Shala dhe Sali Shoshi”, ka shkruar ai.