13:28 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / AR

U godit nga rrufeja 950 milion volt para Shtëpisë së Bardhë, 28-vjeçarja flet për lëndimet e frikshme

Një punonjëse bamirësie që u godit nga rrufeja 950 milionë volt përballë Shtëpisë së Bardhë, ka përshkruar momentin e frikshëm.

Amber Escudero-Kontostathis 28 vjeç ishte në Uashington DC gushtin e kaluar, kur gjashtë rrufe goditën vendin dhe mbetën të vdekur tre persona.

Brooks Lambertson, 29 vjeç, dhe James dhe Donna Mueller, 76 dhe 75 vjeç, u vranë.  Ata ishin së bashku me Amber të fshehur nën një pemë, gjatë një stuhie kur u goditën nga rrufeja.

Nga të mbijetuarit ishte vetëm Ambra e cila përfundoi në spital.

Rrufeja që goditit Amber në 4 gusht të vitit të kaluar ishte aq e fortë se i shkriu orën e saj deri në kyçin e dorës, i ndaloi zemrën dhe e la me dhimbje torturuese në trup.

Ajo i tha Washington Post: Sado dhimbje që kam, unë përpiqem të mbahem pas faktit se jam me fat që shpëtova. Nuk mbijetova për shkak të një mrekullie, mbijetova sepse njerëz të mirë, krejtësisht të panjohur, vrapuan drejt rrezikut në mes të një stuhie për të më shpëtuar.

Amber tha se në momentin që u godit ishte sikur një ingranazh mekanik po rrotullohej brenda kyçit të këmbës së saj.

Për javë të tëra Amber tha se kalonte ore duke bërtitur nga dhimbja e madhe që ndjente. Ajo gjithashtu  kalonte orë të tëra duke pastruar plagët e saj të dhimbshme për të shmangur rrezikun e infeksionit.

U bë pothuajse një vit nga goditja e rrufesë dhe Amber nuk ndjen akoma pjesën e poshtme të shpinës deri tek kofsha e sipërme.

Ajo gjithashtu përjeton ndjesi djegieje dhe ngrirje gjatë ditës. Rrufeja ka lënë shenja të kuqe përgjatë gjoksit të saj, të cilat janë krahasuar me rrënjët e një peme.