22:37 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / C E

U harrofshin këto kualifikime, Kosova përfundon në vendin e parafundit

Kosova ka përfunduar fazën kualifikuese për kampionatin europian që zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Dardanët u mposhtën nga Bjellorusia me rezultat 0-1 në ndeshjen e fundit të kësaj faze kualifikuese.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Antilevskiy në minutën e 43-të.

Me këtë humbje, Kosova e përfundon fazën e grupeve në vendin e parafundit me 11 pikë. /IndeksOnline/