20:34 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

U keqtrajtua nga burri për tri vite radhazi, madje i hoqi edhe njërin vesh, shpëtohet nga vajza!

Një e mbijetuar nga abuzimi në familje thotë se vajza e saj gjashtëvjeçare i shpëtoi jetën duke u thënë mësuesve se “babai im po dëmton nënën time”.

Jodie Keegans, 36 vjeç, kishte vuajtur tre vjet nga abuzimet e bëra nga bashkëshorti i saj, Scott Keegans, përpara se të burgohej për 18 vjet muajin e kaluar, transmeton Indeksonline.

Ajo beson se abuzimi do të kishte vazhduar edhe më tutje nëse vajza e saj ‘Superhero’ nuk do t’i kishte thënë mësuesve në shkollë se babai po e lëndonte nënën e saj.

Ajo madje nuk u lejua të punojë, të ketë telefon apo të shohë familjarët dhe miqtë e saj.

Nëna në fjalë humbi edhe funeralin e motrës së saj e cila vdiq nga kanceri në vitin 2015.

Kur Jodie u dërgua në spital, pasi burri i saj u arrestua mjekët gjetën se kishte një shpatull të thyer, një vesh të shqyer, nëntë brinjë të thyera dhe gjashtë thyerje të palcës kurrizore , duke shtuar se ishte në rrezik të dëmtimit të thellë të mushkërive.

Ajo ishte e mbuluar me shenja të kafshimit dhe kishte grumbuj flokë të hequra.Ajo gjithashtu tregoi se ishte munduar ta ngjiste veshin, pasi bashkëshorti nuk e kishte dërguar as te mjeku.

/Indeksonline/