“U kry”, lansohet kënga e re e Yll Limanit

“U kry”.
Kështu po thotë Yll Limani në këngën e tij më të re.
Artisti shumë i dashur për publikun ka publikuar projektin e tij të ri.
Në këngën shumë ritmike, Ylli shfaqet në mesin e shumë të rinjve në një videoklip shumëngjyrësh dhe dinamik.
Muzika është prodhuar nga Fatjon Miftari, teksa për tekstin është përkujdesur vet Ylli.
Dëgjojeni këngën më poshtë.