23:16 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

U kry, Real Madrid e blen 60 milionë euro serbin e “vocërr”

Real Madrid ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit serb, Luka Jovic. 60 milionë euro do të kushtoi ky transfer nga të cilat, 20% do të shkojnë për Benfikën, kurse 40 të tjera për Eintracht Frankfurt.

Jovic ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare me Realin, marrëveshja e cila pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Jovic ka shënuar 26 gola dhe ka bërë 4 asiste për Frankfurt duke marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Barcelona poashtu po e kërkonte atë, ndërsa së fundi PSG ishte futur në garë, gjë që ka shtyer Realin të përshpejtojë marrëveshjen.

Jovic është vetëm 21 vjeçar dhe llogaritet si një nga talentët më premtues në Evropë./Indeksonline/