“U kthefsh sa më shpejt në vendin…”, mjeku që mori vërejtje nga sigurimi i Speciales tregon për herë të parë çka i tha Thaçit
Doktori i njohur Adriatik Berisha për herë të parë ka treguar se çka i kishte thënë ish-presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, kur ky i fundit e kishte vizituar babën e tij të sëmurë në QKUK.
Në një intervistë për ATV-në, ai ka bërë me dije se derisa ishte përshëndetur me ish-presidentin te shkallet e QKUK-së i kishte uruar kthim të shpejt në Kosovë.
“Rruga e mbarë e u kthesh sa më shpejt në vendin që ia ka shpall pavarësinë”, ka thënë Berisha.
Hematologu Adriatik Berisha, i cili do të jetë kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është bërë i njohur për publikun në mars të këtij viti, kur ish-presidenti Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale erdhi në QKUK për të vizituar babanë e tij në sëmur.
Gjatë kësaj vizite, Adriatik Berisha, i kishte qëndruar vazhdimisht pranë Thaçit.
Madje, ai ishte njeriu i fundit që e kishte përqafuar ish-presidentin para së ai të futej në veturën e EULEX-it për t’u nisur drejt Hagës.
Pamjet që kanë ofruar mediat shihet që doktori në fjalë qortohet nga një sigurim me maskë të Speciales që e përcillte Thaçin.

