U kthye nga Austria, Dukagjini i bën një urim të veçantë për ditëlindje talentit kosovar
Hektor Krasniqi një nga mbrojtësit më premtues të brezit të ri sot feston ditëlindjen.
KF Dukagjini përmes një postimi në rrjete sociale ia ka uruar ditëlindjen atij. “
Klubi i uron shumë shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në jetë e karrierë”, thuhet në urim. Hektori ka marrë urime të shumta edhe nga bashkëlojëtarët e tij dhe familjarët.
I riu nga Klina befasoi të gjithë kur la futbollin austriak për të vazhduar karrierën në Superligën e Kosovës. Ai ka veshur edhe fanellën e Kosovës U17 dhe U20.

