75 Mall Live Search
08:21 / E Martë, 31 Mars 2026 / G T

U largua nga Kombëtarja, Ramadani bëhet baba për herë të tretë!

Ylber Ramadani pa t’i shuhej ëndrra botëror në aspektin profesional, por në jetën personale mesfushori kuqezi mori dhuratën më të bukur me një ‘fjongo blu’.

Bashkëshortja e futbollistit të kombëtares shqiptare solli në jetë fëmijën e tyre të tretë, një djalë, të cilit ia kishte vënë emrin Amar dhe lajmin e bukur e dha vetë Ramadani nëpërmjet një postimi në Instagram Story.

Mirë se erdhe në jetë djali im Amar, të priftë më e mira e botës-shkruante Ylber Ramadani në postimin e tij.